Apple lanson MacBook Air dhe Mac mini “ekologjik”

Teknologji

Apple lanson MacBook Air dhe Mac mini “ekologjik”

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:52
Apple

Në paraqitjen e madhe të produkteve të reja në Nju Jork, Apple prezantoi së pari MacBook Air dhe Mac mini.

Mac Book Air është një kompjuter portativ që përfshin gjeneratën e tetë të procesorëve Intel i5. Kompjuteri ka 16GB RAM dhe kapacitetin e një drive SSD deri në 1.5TB.

Pajisja është mundësuar nga një bateri 12-orëshe dhe 13 orë shikim video. MacBook Air i ri është bërë nga alumini i ricikluar 100 për qind. Modeli themelor vjen në konfigurimin e 8GB RAM, procesor 1.6GHz Core 15 dhe 128GB SSD, me një çmim fillestar prej 1,199 dollarë amerikanë.

Mac mini është një kompjuter portativ që do të shitet në versionet e procesorit me katër dhe gjashtë bërthama. Konfigurimi përfshin një memorie të brendshme me kapacitet deri në 64GB.

Pajisja ka një port eternet gigabajt, katër porte Thunderbolt 3, një HDMI dhe një port USB-A. Kjo pajisje është miqësore me mjedisin, pasi ajo është bërë nga 60 për qind e paletave të ricikluara.

Çmimi fillestar i versionit bazë të pajisjes është 799 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat