GIPHY së shpejti sjell platformën e videove të shkurta

Teknologji

GIPHY së shpejti sjell platformën e videove të shkurta

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:09
GIPHYGIPHY është tani në kërkim të së ardhmes

GIPHY është më së miri i njohur për ofrimin e një biblioteke të gjerë të imazheve të animuara që quhen GIFs, duke ju lejuar të kërkoni dhe ndani animacione të shkurtra pa zë. Ky shërbim është i integruar me platforma të ndryshme të mediave sociale, përfshirë Twitter dhe Instagram Direct. Por GIPHY po zgjerohet përtej këtij shërbimi.

Kompania prezantoi sot një platformë videosh të shkurta pas përmbylljes së festivalit të saj të parë të filmit që ndodhi në New York. Në faqen e saj të dedikuar për festën e filmit, GIPHY tha për ofertën e re:

GIPHY është tani në kërkim të së ardhmes – të ardhmës së argëtimit – dhe beson se një pjesë e rëndësishme e kësaj do të jetë mikro-argëtimi.

Sipas The Verge, kompania vuri në dukje se platforma e re e videove është ende në fazën fillestare, duke planifikuar nëj ofertë lansuese në 2019.

Shërbimi i videove të shkurta i formës GIPHY pritet të shfrytëzohet si për platformat desktop ashtu edhe për ato mobile, me mundësi për të parë video në formatet HD dhe SD.

Përveç kësaj, videot mund t’i shtohen në një bibliotekë të videove favorite dhe të ndahen me platforma të palëve të treta. Megjithatë, nuk ka asnjë fjalë për datën e saktë të lansimit të shërbimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat