Projekti i ri i Googlet mund të nxjerrë nga loja Playstationin e XBoxin

Teknologji

Projekti i ri i Googlet mund të nxjerrë nga loja Playstationin e XBoxin

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Project-Stream, i hapur vetëm në SHBA për momentin

Shërbimi më i fundit i Googlet për “streaming” të video-lojërave ka shënuar një hap të rëndësishëm në këtë industri, që tashmë është një nga industritë që gjeneron më shumë të ardhura.

Project-Stream, i hapur vetëm në SHBA për momentin, u dha mundësinë lojtarëve që të luajnë versionin më të fundit të Assasin’s Creed, “Odyssey”, me grafika shumë të qarta dhe pa ndërprerje, edhe pse kompjuteri i tyre nuk ka parametra të larta për sa i përket grafikës, RAM-it, procesorit… e madje nuk nevojitet as harddisku i madh.

Duhet vetëm një lidhje e shpejtë e internetit. Loja vihet në punë nga serverët e Googlet, dhe lojtari e luan nga kompjuteri i tij, qoftë edhe një laptop i lirë Chromebook, shkruan tch. Cilësia mbetet e njëjtë si të kishte pasur një kompjuter të shtrenjtë, apo një Playstation ose XBox më të fundit.

E thënë thjesht, siç luhet një lojë e vogël “online”, ashtu mund të luhen edhe lojërat më të ngarkuara. Kjo mund të bëjë që në të ardhmen njerëzit të mos kenë nevojë të blejnë konsola si Playstation 4, XBox apo Nintendo, por mund të luajnë çdo lojë nga çdo kompjuter.

Projekte të tilla ishin provuar edhe më parë, madje nga vetë XBox e Playstation, por asnjëherë me cilësinë e Project-Streamit të Googlet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat