Google premton përditësime më të shpeshta me Android 9 Pie

Teknologji

Google premton përditësime më të shpeshta me Android 9 Pie

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:42
Google

Google është kritikuar shumë herë për vonesat e shumta me përditësimet e Androidit.

Ndërsa përdoruesit e iPhonet kanë luksin të marrin versionet e reja të iOS-it në çështje ditësh, përdoruesit Android presin me muaj të tërë.

Megjithatë projekti i ri i Googlet i quajtur Treble kërkon ta ndryshojë këtë situatë. Kompania tha se të gjitha pajisjet me Android 9 Pie do të pajisen me Strukturën Treble.

Google thotë se falë kësaj nisme, smartfonët me Android 9 Pie do të jenë më të shumtë në numër në fund të vitit krahasuar me versionin e kaluar Android Oreo në fund të 2017-ës.

Një deklaratë të ngjashme Google e lëshoi edhe vitin e kaluar.

Në shkurt të këtij viti Android 7 Nougat u bë sistemi operativ më popullor i lansuar dy vite më parë.

Treble do të adresojë këto hendeqe nëse struktura vendoset si standard tek pajisjet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat