Facebook dhe Instagram “fiket” për disa përdorues

Teknologji

Facebook dhe Instagram “fiket” për disa përdorues

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:44
Facebook dhe Instagram

Si Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për minuta të tëra duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Dhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.

Nuk është e qartë nëse dy ndërprerjet ishin të lidhura, edhe pse ato janë të dyja pjesë e rrjetit të gjerë të kompanive të Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat