Kosova ngritet për 11 vende

Tenis

Kosova ngritet për 11 vende

Nga: K.G.. Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:14
Kosova

Rezultatet e tenistëve të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, e kanë ngritur për 11 vende vendin tonë në ranglistën e BJKC-së.

President i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, është i kënaqur me këtë ngritje në ranglistë.

“Pas dy fitoreve me shumë rëndësi nga vajzat tona gjatë Kampionatit Botëror të tenisit 'Billie Jean King Cup' në Lituani, Kosova është ngritur 11 vende më lartë (64-tin) në ranglistën zyrtare të BJKC.

Kjo renditje është më e mira për sportet e Kosovës në ranglistat botërore!”, shkruan në faqen e FTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat