Maria Sharapova po shfaqë formë shumë të mirë në US Open, në turneun e saj të parë ‘grand slam’, pas 15 muajsh mungesë.
Në raundin e tretë, rusja e ka mposhtur amerikanen Sofia Kenin, 2-0 në sete, 7-5 dhe 6-2, për të avancuar tutje.
Pas fitores, Sharapova reagoi ndaj Caroline Wozniack-it, e cila kishte theksuar se Maria nuk e meritonte të ishte ‘wildcard’ për këto turne, sepse ishte një shembull i keq pas rezultimit pozitive në anti-doping.
“Nuk jam unë ajo që e bëjë kalendarin e turneve. Do të japë gjithçka për të fituar, ajo që ka rëndësi është se jam në raundin e katërt. Dhe, nuk jam e sigurt se ku gjendet ajo tani”, ka thënë Sharapova, duke i’u referuar Wozniack-it e cila u eliminua nga US Open në raundin e dytë.
Në raundin e katërt, Sharapova do të përballet me Anastasija Sevastova