Fillon sezoni vjeshtor i garave ekipore të FPPK-së për vitin 2017

Tenis

Fillon sezoni vjeshtor i garave ekipore të FPPK-së për vitin 2017

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:04
Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 09 dhe 10 shtator duke filluar nga ora 10 00, në Prishtinë.

Federata e pingpongut të Kosovës më 09/09/2017 do të fillojë aktivitetet për sezonin vjeshtor për vitin 2017. 

Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 09 dhe 10 shtator duke filluar nga ora 10 00, në Prishtinë.

Të shtunën do të zhvillohen 2 xhirot e radhës në Ligen e Juniorëve, ndërsa të dielën 2 xhirot e Superligës (M). Pritet të ketë shumë ndeshje interesante.

Po ashtu të shtunën 09/09/17 nga ora 11, në sallën e mbledhjeve në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, është paraparë të mbahet Kuvendi i Rregullt i FPPK-se 

Bashkangjitur shorti i garave ekipore për javën e parë të sezonit vjeshtor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat