KT Prizreni organizoi turneun U-12 për djem dhe vajza. Turneu u zhvillua ne një frymë të vertëtë sportive dhe miqësore. Pati takime interesante dhe të bukura për sy. Dy gjysmëfinale interesante u zhvilluan te djemt sidomos takimi Melos Nallbani (Pejë) - Arbin Koro(Prizren) ku pas një loje interesante fitoi përvoja e Melosit 6:4,6:3. Ne takimin tjeter Drinor Shamolli (Prishtinë) mposhti Jon Jakupin (Rilindja) 6:1,6:4. Ne finale Melosi mposhti Drinorin 6:1,6:4.
Te vajzat ne finale ashtu i pritej u plasuan Aja Broqi (Pejë) dhe Forta Morina(Rilindja).
Ne gjysmëfinale Aja mposhti Rrona Goranin (Sporek) 6:2,6:4 ndersa Forta ishte më e mirë se Rita Miftari 6:1,6:0. Finalja ishte e barabartë, tejet interesante, me kthesa në rezultat dhe ne fund triumfoi Aja 7:6,7:5.