Federer fiton turneun

Tenis

Federer fiton turneun

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:06
Federer

Zvicerani Roger Federer ka mundur argjentinasin Juan Martin Del Potro duke fituar titullin e Swiss Indoor dhe duke ngushtuar diferencën me numrin një të botës Rafael Nadal. Fitoret me rezultat 2:1 (6:7, 6:4, 6:3) kanë bërë që ai të jetë 1.460 pikë larg spanjollit përpara Paris Masters që fillon këtë javë, evenimenti i fundit sezonal për këtë vit. 36-vjeçari ka fituar titullin e tetë në Basel dhe të shtatin për vitin 2017. Del Potro nuk do të jetë pjesë e finaleve të ATP që zhvillohen në Londër pas kësaj humbjeje. Ai duhet të fitonte ndaj Federer për të arritur pikët e duhura dhe mbetet në vend të 19-të të renditjes së përgjithshme. Me një fjalë,  Federer ka fituar titullin e 95-të të karrierës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat