Roger Federer sapo ka fituar titullin e 95-të të karrierës

Tenis

Roger Federer sapo ka fituar titullin e 95-të të karrierës

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:55
Roger Federer

Zvicerani Roger Federer ka mundur argjentinasin Juan Martin Del Potro duke fituar titullin e Swiss Indoor dhe duke ngushtuar diferencën me numrin një të botës Rafael Nadal.

Fitoret 6-7(5-7)6-4 dhe 6-3 kanë bërë që ai të jetë 1,460 pikë larg spanjollit përpara Paris Masters që fillon këtë javë, evenimenti i fundit sezonal për këtë vit.

36-vjeçari ka fituar titullin e tetë në Bazel dhe të shtatin për vitin 2017.

Del Potro nuk do të jetë pjesë e finaleve të ATP që zhvillohen në Londër pas kësaj humbjeje. Ai duhet të fitonte ndaj Federer për të arritur pikët e duhura dhe mbetet në vend të 19-të të renditjes së përgjithshme.

Kjo ishte hera e pestë që Federer ndeshej me Del Potro, me të fundit që kishte fituar vetëm herën e fundit ndaj Federer në çerekfinalen e US Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat