Federer heq dorë nga Mastersi i Parisit

Tenis

Federer heq dorë nga Mastersi i Parisit

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 16:40
Federer

Tashmë është e sigurtë, Rafael Nadal do ta mbylli vitin 2017, si numri 1 i Botës në klasfikimin e ATP. Edhe pse në program është turneu i fundvitit ATP Finals që do të zhvillohet në Londër zyrtarizimi i Nadal si numri 1 për këtë vit ka ardhur pas tërheqjes së rivalit të tij të madh dhe njëkohësisht numrit 2 të Botës, Roger Federer nga Mastersi i Parisit. Zvicerani pas suksesit në Basel ka një distancë prej 1440 pikësh ndaj Nadal në klasifikimin e përgjithshëm të parikuperushme në këtë pjesë të vitit. Ky do të jetë viti i 4-t që Nadal do ta mbyllë në krye të ATP, pasi më parë ka kryesuar edhe në fund të 2008, 2010 dhe 2013-tës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat