Finale emocionuese, Dimitrov triumfon në turneun e 8 më të mirëve

Tenis

Finale emocionuese, Dimitrov triumfon në turneun e 8 më të mirëve

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 07:27
Grigori Dimitrov

Grigori Dimitrov arriti të triumfojë në ATP World Tour Finals, ose i njohur ndryshe si turneu i 8 më të mirëve. Ballkanasi mposhti në finale tenistin amerikan Sock, me rezultatin 2-1, në një përballje vërtetë emocionuese dhe me rivalitet.

Seti i parë ishte mjaft i balancuar, me bullgarin që arriti të fitojë me vështirësi 7-5. E njëjta gjë ndodhi edhe në setin e dytë, ku Dimitrov kalonte në avantazh dhe Goffin barazonte menjëherë, por në fund ishte belgu që fitoi 4-6 dhe barazoi 1-1 me sete. Në setin final, tenisti bullgar arriti të dominojë dhe të triumfojë me rezultatin 6-3, njëkohësisht edhe të shpallej kampion, me rezultatin final 2-1.

Dimitrov arriti në finale, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0, tenistin amerikan, Sock, ndërsa belgu Goffin eliminoi Federerin, duke fituar 2-1, pas një kthese të pabesueshme të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat