Dëshira e fundit e Boris Becker: Dua të më varrosin në Wimbledon

Tenis

Dëshira e fundit e Boris Becker: Dua të më varrosin në Wimbledon

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:39
Boris Becker

Boris Becker, një nga ikonat e sportit të tenisit, ka lindur dhe është rritur në Leiman të Gjermanisë, por prej vitesh ai jeton në Londër. Më saktësisht, ai jeton vetëm 2 kilometra larg zonës së Wimbledon, ku çdo vit zhvillohet grand slemi londinez i fushave me bar.

Becker ka fituar në Wimbledon grand slemin e tij të parë në karrierë dhe këtë gjë e ka bërë në moshën 17-vjeçare, në vitin 1985. Para shtëpisë së tij, ndodhet një fushë dhe në fund të saj një varrezë, vendi ky tenisti gjerman dëshiron të prehet përgjithnjë.

“Dua që të më varrosin në Wimbledon, pasi këtu jetoj dhe kam kujtimet më të bukura”, tha tenisti 50-vjeçar. “Nuk besoj se do të rikthehem më në Gjermani për të jetuar. Unë kam pasaportën gjermane, por nuk ndihem i tillë. Shtëpia ime është në Londër, këtu jetoj prej vitesh dhe kam ndërtuar jetën time”, u shpreh Boris Becker, një nga legjendat e këtij sporti. Prej më shumë se një viti ai përflitet se ka falimentuar dhe se ka borxhe të mëdha, por tenisti gjerman ka mohuar gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat