Nuk do të ketë asnjë dënim për Venus Williams

Tenis

Nuk do të ketë asnjë dënim për Venus Williams

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:33
Venus Williams

Nuk do të ketë asnjë dënim për Venus Williams, tenisten fituese të 7 turneve Grand Slam edhe pse ajo ishte protagoniste e një aksidenti të ndodhur në muajin qershor me pasoja fatale ku u shënua edhe një viktimë. Familjarët e 78-vjeçarit që humbi jetën ngritën padi kundrejt 37 vjeçares. Gjithsesi, policia e Palm Beach në Miami të Floridas pasi ka shqyrtuar regjistrimet rrugore ka dalë në konkluzionin se Venus nuk ka shkelur asnjë nga rregullat rrugore teksa drejtonte mjetin e saj dhe për pasojë nuk do të ketë asnjë ndjekje penale për të.

Dinamika e ngjarjeve tashmë është e qartë pasi pamjet e aksisdentit janë të suksesshme dhe shihet qartë se pasi hyn në një kryqëzim mjeti i saj bllokohet. Pasi shmang një makinë të pare, makina e Venus nis të lëvizë në drejtim të rrugës që i lejonte kalimin por në atë kohë sinjalistika e rrugës tregonte të gjelbër për një tjetër drejtim të kqyqëzimit nga ku erdhi me shpejtesi edhe makina me të cilën ajo u aksidentua dhe humbi jeten pasagjeri 78- vjeçar 13 ditë pas këtij aksidenti. Fillimisht u aludua se ky ishte një gabim në drejtimin e mjetit nga ana e tenistes  por  raporti zyrtar i bazuar mbi pamje filmike e shpalli atë të pafajshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat