Sharapova: S’kualifikimi më bëri më të fortë, objektivi “Tokio 2020”

Tenis

Sharapova: S’kualifikimi më bëri më të fortë, objektivi “Tokio 2020”

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 06:15
Maria Sharapova

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, tenistja ruse Maria Sharapova ka folur për vitin 12 po mbyllet dhe të ardhmen, pa anashkaluar edhe periudhën 15-mujore që qëndroi jashtë fushave për doping.

“Gjithnjë kam qenë një person i fortë, ashtu siç më keni parë dhe ashtu siç unë e kam parë veten time. Në ndonjë rast jam ndjerë keq, në disa momente kam shkruar edhe ditar, por ajo ka qenë një periudhë e vështirë, që më ka bërë më të fortë. Njerëzit që më kanë qëndruar pranë më kanë thënë se jam bërë më e fortë”, tha Sharapova.

Bukuroshja ruse u rikthye në prill të këtij viti, në turneun e Shtutgardit dhe ka luajtur në disa Masters, duke fituar edhe një turne.

“Ndeshjen e parë pas pezullimit e kasha luajtur qindra herë në mendjen time dhe isha gati. Por ishte një “shock” rikthimi në fushë, pasi asnjë sportist nuk stërvitet për një gjë të tillë, por për të luajtur gjithnjë”, tha Sharapova, që për sa i përket të ardhmes, nuk ka një datë se deri kur do të luajë.

“Dua të jem në Olimpiadën e Tokio dhe nëse nuk do të luaj do të jetë një zhgënjim. Gjithsesi, të shoh se si do të shkojnë gjërat gjatë 2018-ës”, tha Sharapova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat