Halep më e fortë se kanadezja

Tenis

Halep më e fortë se kanadezja

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:46
Simona Halep

Tenistja nga rumunia, Simona Halep shfaqi lojë shumë të mirë dhe arriti të kualifikohet në të 16-ën e finales së turneut Australian Open. Synimi i saj është të jetë në finalen e madhe që të fitojë turneun. Ajo e mposhti kanadezen Eugenie Bouchard me rezultat 2:0 (6:2, 6:2). Një ndeshje e dominuar nga Halep edhe pse pritej një përballje më e fortë.  Rusja Elena Vesnina u mposht 2:0 (7:6, 6:2) nga japonezja Naomi Osaka, duke i thënë shpejt “lamtumirë” kësaj ngjarje. Ndërkaq, tenistja gjermane Angelique Kerber ishte dukshëm më e mirë se kroatja Donna Vekiç dhe e gjunjëzoi me rezultat 2:0 (6:4, 6:1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat