Federer kualifikohet në të 16-ën e finales

Tenis

Federer kualifikohet në të 16-ën e finales

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:47
Roger Federer

Zvicerani Roger Federer është në formë të mirë dhe vazhdon të ngjitet drejt finales së turneut Australian Open. Ai është kualifikuar në të 16-ën e finales. Federer tregoi paraqitje shumë të mirë dhe e mundi me 3:0 (6:4, 6:4, 7:6) gjermanin Jan Struff. Gjermani u mundua me mish e më shpirt të befasoi, por dot nuk ia arriti ndaj zviceranit që pati zotërimin e lojës në dy setet e para.  Francezi Richard Gasqeut, ngadhënjeu me 3:0 (6:2, 6:2, 6:3) ndaj italianit Lorenzo Sonego, si dhe nuk zhgënjen as tenisti argjentinas Juan Martin Del Potro, që mundi me 3:1 (4:6, 6:7, 7:6, 4:6) rusin Karen Khachanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat