Nadal lë në gjysmë çerekfinalen e Australian Open për shkak të lëndimit, Cilic në gjysmëfinale

Tenis

Nadal lë në gjysmë çerekfinalen e Australian Open për shkak të lëndimit, Cilic në gjysmëfinale

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:30
Rafael Nadal

Rafael Nadal është eleminuar nga çerekfinalja e Australian Open.

Tenisti spanjoll mori vendimin për t’u tërhequr nga dueli në setin e pestë të çerekfinales ndaj kroatit Marin Cilic.

Nadal pas dhimbjeve të mëdha vendosi të mos vazhdojë duelin duke humbur kështu këtë përballje dhe duke u eleminuar nga ky grand slam turne.

Kështu, Marin Cilic kalon në gjysmëfinale të Australian Open.

Kyle Edmond është kundërshtari i radhës i Marin Cilic në gjysmëfinale.

Nadal ishte konsideruar një nga favoritët për të triumfuar në këtë grand slam turne. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat