Williams do të luajë vetëm në 8 turne gjatë 2018-ës

Tenis

Williams do të luajë vetëm në 8 turne gjatë 2018-ës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Williams do të luajë vetëm në 8 turne gjatë 2018-ës

Është bërë nënë para disa muajsh, në moshën 36-vjeçare, por pavarësisht kësaj ajo ka zbritur fundjavën e kaluar në fushë në turneun e Federation Cup, duke mbrojtur fanellën e kombëtares amerikane. Gjithsesi, Serena Williams, ka bërë me dije sot se impenjimet e saj të këtij viti do të jenë të limituara, të kushtëzuara nga fakti se është bërë nënë dhe tashmë ka të tjera detyrime. Për këtë arsye, ish-numri 1 në boët do të luajë vetëm në 8 turne gjatë vitit 2018. Përveç 3 grand slemeve të mbetura, atyre të Roland Garros, Wimbledon dhe US Open, tenistja amerikane do të zbresë në fushë në turnetë Masters të Indian Wells, Majemit, Madridit, Romës dhe Kanadasë ose Sinsinatit. Dhe, nëse do të arrijë të kualifikohet për në finalet e WTA Championship, do të luajë edhe në turneun e fundit të 2018-ës, raporton telesport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat