Triumfoi Federer

Tenis

Triumfoi Federer

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:44
Roger Federer

Tenisti Roger Federer ka triumfuar në turneun e Roterdamit, duke e mposhtur në finale Grigor Dimitrovin.

Tenisti numër një në botë, Roger Federer, me shumë lehtësi ka arritur të fitojë titullin e dytë për këtë vit duke e mposhtur në finale të Roterdamit Grigor Dimitrovin me rezultat 2:0 (6:2, 6:2) në një sfidë që zgjati vetëm 56 minuta.

Ky ishte titulli i tretë në këtë turne për Federer (rekord në vete) dhe i 97’ti në karrierë. Ai e kaloi Andre Agassin që ishte numri 1 i botës në moshën 33 vjeçare në 2003.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat