Nadal dëmtohet sërish dhe tërhiqet nga turneu i Acapulco

Tenis

Nadal dëmtohet sërish dhe tërhiqet nga turneu i Acapulco

Më: 2 mars 2018 Në ora: 20:22
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr sot nga turneu i Acapulco, në Meksikë, që ka nisur ditën e hënë. Pak orë para debutimit të tij në këtë turne (ndaj patriotit të tij Feliciano Lopez), numri 2 në botë zhvilloi një konferencë shtypi, ku bëri me dije se ka sërish disa probleme fizike, që nuk e lejojnë të luajë. “Mezi prisja që të luaja këtu, por në stërvitjen e ditës së hënë, ndjeva sërish dhimbje në këmbën e djathtë. I njëjti problem si në grand slemin e Australian Open, që më detyroi të tërhiqem edhe aty”, tha spanjolli.

Nadal ka fituar në vitet 2005 dhe 2013 në këtë turne dhe mezi priste që të luante pas dy muajsh, për t’u përgatitur për turnetë Masters që zhvillohen në Amerikë muajin mars. Më tej, tenisti nga Majorka tha: “Mjekët më këshilluan që të mos luaj, pasi mund të përkeqësoja situatën. Shpresoj që të jetë një problem i vogël fizik, por do të bëjmë disa analiza më të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit”, tha Nadal, që tashmë rrezikon të mos jetë as në turnetë Masters të Indian Wells dhe të Majemit, që nisin javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat