Serena Williams: Nuk jam ende në 100% të formës

Tenis

Serena Williams: Nuk jam ende në 100% të formës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:02
Serena Williams

Serena Williams u rikthye në fushat e lojës në mars të këtij viti, 14 muaj pas pjesëmarrjes së fundit, kushtëzuar nga shtatzania. Edhe pse nuk ishte në formën optimale, tenistja amerikane arriti të fitojë dy ndeshje, por në përballjet e “vërteta” tregoi se është ende shumë larg asaj që pritet. “Përgatitja psikologjike është pjesë e rëndësishme e punës time, e pjesës time të lojës. Ana fizike është më e rëndësishme dhe e komplikuar për t’u arritur, por puna vijon”, u shpreh Serena Williams.

Më tej, ish-numri 1 në botë, shton: “Vitet e fundit kam kuptuar se detyra ime është që punoj shumë për të qëndruar në formë, sidomos fizikisht. Ndaj, duhet të kthehem në formën otpimale fizikisht dhe po punoj fort për ta arritur këtë gjë. Gjithnjë më është dashur të jem në formën optimale për të fituar trofe, sidomos përgatitja mendore”, u shpreh Serena Williams, fituese e 23 grand slemeve në karrierën e saj, e cila po vijon përgatitjet për të debutuar në fushat me dhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat