Turneu i Montecarlos/ Eliminohet Djokoviç, Nadal në çerekfinale

Tenis

Turneu i Montecarlos/ Eliminohet Djokoviç, Nadal në çerekfinale

Më: 20 prill 2018 Në ora: 00:36
Novak Djokoviç

Tenisti serb Novak Djokoviç është eliminuar nga turneu Masters i Montekarlos, pasi humbi 2-1 ndaj Dominic Thiem. Pas rreth 2 orësh e gjysmë lojë, austriaku arriti të vijojë më tej, duke shënuar rezultatet 6-7, 6-2 dhe 6-3, ndaj serbit.

Ai që cilësohet edhe i favoriti kryesor për të triumfuar në këtë turne, Rafael Nadal ka avancuar për të 15-n herë (në 16 pjesëmarrje) në çerekfinalet e këtij turneu, ku do të përballet pikërisht me Dominic Thiem. Spanjolli mundi 6-3 dhe 6-2 rusin Karen Khachanov, në 1 orë e 19 minuta lojë.

Në ndeshjet e tjera të turneut të Montekarlos, belgu Goffin mposhti spanjollin Bautista, Zverev fitoi derbin gjerman me Struff, Dimitrov kaloi më tej ndaj Kohlschreiber, Gasquet triumfoi ndaj Mischa Zverev, ndërsa japonezi Nishikori eliminoi italianin Sepp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat