Serena Williams harron tenisin: Dua edhe një fëmijë tjetër

Tenis

Serena Williams harron tenisin: Dua edhe një fëmijë tjetër

Më: 28 prill 2018 Në ora: 08:47
Serena Williams dhe Olympia

Është bërë nën prej 8 muajsh, ka vetëm një muaj që i është rikthyer fushave të tenisit, por ish-numri 1 në botë për femra, Serena Williams, duket se po i shijon më shumë periudha që kanë pranë vajzës së saj Olympia se sa pranë fushave të tenisit. Aq sa tenistja amerikane ka pranuar sot në një intervistë se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër.

“E sigurt është se dua të kem edhe një fëmijë tjetër, gjithnjë nëse Zoti do të ma plotësojë këtë dëshirë. Por tani për tani jam përqendruar te sporti i tenisit dhe të rikthehem sërish kampione. Gjithsesi, fytyra e vajzës time që qesh dhe rritet dita-ditës janë momentet që më motivojnë dhe frymëzojnë për të ardhmen”, tha Serena Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat