“Roland Garros” përcakton 4 çerekfinalistët e parë

Tenis

“Roland Garros” përcakton 4 çerekfinalistët e parë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 07:55
Roland Garros

Janë përcaktuar sot 4 çerekfinalistët e parë të turneut “Roland Garros” të tenisit, ndërsa nesër pritet të kompletohet 8—shja që do të vijojë më tej këtë kompeticion.

Kështu italiani Cecchinato vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira, teksa në fazën e 1/8-ave ka eliminuar belgun Goffin, duke e mposhtur me rezultatin 3-1.

Edhe gjermani Zverev siguroi çerekfinalet falë triumfin mjaft të vështirë 3-2 ndaj rusit Khachanov, ndërsa Djokoviç dhe Thiem eliminuan pa shumë probleme kundërshtarët përkatës Verdasco dhe Nishikori.

Dy çiftet e para çerekfinaliste janë Cecchinato-Djokoviç dhe Thiem-Zverev. Nesër është radha që Rafael Nadal, Cilic dhe Del Potro të zbresin në fushë dhe të sigurojnë gjithashtu çerekfinalet, nëse nuk do të ketë surpriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat