Shtyn rikthimin

Tenis

Shtyn rikthimin

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 16:32
Andy Murray

Tenisti britanik Andy Murray ka shtyrë të paktën edhe për një javë rikthimin e tij në fushë, pas operacionit që ka kryer në janar të këtij viti.

Ish-numri 1 në botë duhej të zbriste në fushën të hënën e ardhshme në turneun holandez të Hertongenbosch, por Murray ka deklaruar se nuk do të luajë.

Britaniku është rikthyer të stërvitet me ritëm të plotë pak kohë më parë, por duket se nuk është ende në 100% të formës, ndaj ka vendosur që të qëndrojë edhe disa ditë më shumë pushim para se të zbrrsë në fushat me bar.

“Do të luaj javët në vazhdim, por këtë gjë do ta bëj vetëm kur të jem në 100% të formës time, pasi nuk dua të rrezikoj me shëndetin, formën dhe karrierën time”, u shpreh tenisti britanik, që konfirmon se do të jetë në grand slemin e shtëpisë, në atë të Wimbledonit, që nis më 2 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat