Kush janë finaliste te femrat?

Tenis

Kush janë finaliste te femrat?

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 11:11
Simona Halep dhe ajo amerikane Sloane Stephens janë dy finalistet e grand slemit

Tenistja rumune Simona Halep dhe ajo amerikane Sloane Stephens janë dy finalistet e grand slemit të Roland Garros për femra. Dy teniste që asnjëherë nuk janë përballur mes tyre në finalen e një turne të madh, ndërkohë që përballë njëra-tjetrës do të jenë numri 1 dhe numri 10 në botë. Stephens është fituese e US Open 2017, ndërsa Halep i ka humbur 3 finalet e mëparshme ku ka marrë pjesë.

Simona Halep, kryesuesja e renditjes botërore, mundi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-4) spanjollen Garbine Muguruza, duke u kualifikuar për të katërtën herë në finalen e një grand slemi në karrierën e saj. Ndonëse pritej një sfidë e fortë, Muguruza luajti dobët, sidomos në setin e parë, ndërsa përpjekjet në të dytin nuk dhanë atë rezultate që pritej. Kjo ishte një gjysmëfinale që premtonte spektakël, por që në fakt mungoi, ndaj kualifikimi i Halep ishte i merituar.

Disi më e bukur sfida tjetër gjysmëfinale, një derbi amerikan, ku Stephens mundi po 2-0 (6-4, 6-4) patrioten e saj Madison Keys. Një ndeshje që ishte një revansh për Keys, pas finales së humbur në US Open 10 muaj më parë, por sërish nuk ia doli mbanë. Stephens i mjaftuan 90 minuta për të mposhtur rivalen e saj, në një ndeshje ku vendosi përvoja e numrit 10 në botë, që me meritë doli në finale, e cila do të luhen ditën e shtunë (ora 15:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat