Nadal: Në Wimbledon do të luaj vetëm nëse jam në 100% të formës

Tenis

Nadal: Në Wimbledon do të luaj vetëm nëse jam në 100% të formës

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:41
Rafael Nadal

Pasi u tërhoq nga turneu i “Queen’s” (turneu i Mbretëreshës), tenisti spanjoll Rafael Nadal mund të mos luajë as në grand slemin e Wimbledon, që nis më 2 korrik. Fituesi i Roland Garros, ka deklaruar sot se nuk është në formë, është i lodhur pas një periudhe të mbushur me ndeshje në fushat me dhè, ndaj mund të tërhiqet nga turnetë e fushave me bar. “Do të përpiqem të pushoj sa më shumë këto ditë. Kalimi në fushat me bar nuk është i lehtë, ndaj kam nevojë për disa ditë stërvitje për t’u përshtatur”, tha Nadal.

“Fillimisht më duhet të kujdesm pak për gjunjët e mi, për trupin dhe të nis javën e ardhshme një mini-përgatitje për fushat me bar. Dua që në Wimbledon të jem në formë dhe i sigurtë që do të fitoj, të kem garanci dhe jo të luaj për rastësi. Jam përmirësuar disi në lojën time, por tashmë bëhet fjalë për një sipërfaqe tjetër dhe nuk kam dëshirë të rrezikoj nëse nuk jam në formë”, u shpreh më tej Rafael Nadal. Për pasojë, ndeshja e madhe midis Nadal e Federer ka mundësi që të shtyhet sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat