Federer nuk ndalet në Wimbledon, “asfalton” rivalin francez dhe kalon në çerekfinale

Tenis

Federer nuk ndalet në Wimbledon, “asfalton” rivalin francez dhe kalon në çerekfinale

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:06
Roger Federer mundi kundërshtarin me rezultatin 6-0, 7-5 dhe 6-4, në një orë e 45 minuta lojë.

Roger Federer ka kaluar në çerekfinalet e Wimbledon pasi ka mundur me lehtësi francezin Adrian Mannarino.

Zvicerani mundi kundërshtarin me rezultatin 6-0, 7-5 dhe 6-4, në një orë e 45 minuta lojë.

“E dija që seti i parë që fitova 6-0 nuk ishte tregues i forcës së kundërshtarit tim. Isha i bindur që ai mund të luante shumë më mirë dhe këtë e tregoi në setet e tjera”, deklaroi Federer.

Kjo është hera e 16 që Federer arrin çerekfinalet e Wimbledon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat