Williams: Një mrekulli

Tenis

Williams: Një mrekulli

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:40
Williams: Një mrekulli

Të kualifikohesh në finalen e një grand slemi, siç është ai i Wimbledon, 314 ditë pas lindjes së fëmijes, është një rezultat fantastik, që mund ta arrijë vetëm një kampione si Serena Williams. Për më tepër që pas lindjes ka bërë edhe 4 operacione, për shkak të një ftohje. “Nuk është një sekret që kam patur një rrugëtim të vështirë. Bëra 4 operacione, jo pak dhe nuk e besoj që tani jam këtu, në finale e një grand slem”, tha Serena Williams, finaliste në Wimeldon.

Në finalen e turneut londinez, tenistja 36-vjeçare do të luajë ndaj gjermanes Angelique Kerber, ndërkohë që në gjysmëfinale mposhti një tjetër gjermane, Julia Goerges. “Nuk ka qenë e lehtë të arrija deri këtu, sidomos psikologjikisht. Kjo është një finale ku nuk ka favoritë, pasi edhe Kerber po luan mjaft mirë. Kjo është një sipërfaqe (me bar) ku luaj mirë dhe shpresoj t’ia dal mbanë. Por nuk vendos limite, jam e lumtur edhe me kualifikimin në finale”, tha Serena Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat