Murray vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm

Tenis

Murray vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 12:34
Murray vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm

Andy Murray vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në turneun e Washingtonit. Në ndeshjen kundër Marius Copil, britaniku fitoi me rezultatin 6-7 6-3 7-6 dhe në çerekfinale do të përballet me australianin Alex de Minaur.

Tre herë kampioni i Grand Slameve, Murray e pati mjaft të vështirë në këtë ndeshje kundër rumunit Copil, me këtë të fundit që fitoi setin e parë dhe luftoi deri në fund gjatë gjithë ndeshjes, e cila zgjati rreth tre orë.

Pas ndeshjes, vetë Murray u duk mjaft i emocionuar, si në çdo fitore të këtij turneu, që është i pari madhor pas operacionit në janar. Ai nuk ka arritur në çerekfinalen e një kompeticioni që prej Wimbledon në vitin 2017.

Ndërkohë De Minaur, konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të tenisit pasi është vetëm 19 vjeç e renditet i 72 në botë. Për të kaluar në çerekfinale, ai mundi koreanin Chung 2-1 me sete në dy orë lojë.

Një tjetër ndeshje interesante ka qenë ajo mes dy vëllezërve Zverev, Mischa e Alex, me këtë të fundit që fitoi me setet 6-3 7-5. Gjatë ndeshjes u pa se vetë spektatorët e kishin të vështirë të mbështesnin njërin tenist apo tjetrin. Në raundin e ardhshëm Alex Zverev do të ndeshet me japonezin Kei Nishikori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat