Surprizon tenistja franceze, zhvishet në fushë gjatë US Open

Tenis

Surprizon tenistja franceze, zhvishet në fushë gjatë US Open

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 09:17
Alize Cornet

Një incident disi qesharak ka ndodhur në grand slam të US Open, kur tenistja franceze Alize Cornet vendosi të zhvishet në fushën e lojës. Cornet, para fillimit të takimit, kuptoi se e kishte veshur mbrapsht bluzën dhe vendosi ta ndërrojë atë në fushën e lojës. Kjo situatë krijoi ilaritet dhe të qeshura mes fansave, por për gjyqtarin e ndeshjes ky veprim ishte shkelje e rregullores, ndaj i dha tenistes franceze një “paralajmërim”. Vendim të cilin Cornet nuk e ka mirëpritur.

Në mbrojtje të saj ka dalë edhe WTA (Women tennis Association), e cila u shpreh se për meshkujt është e lejuar që të ndërrojnë fanellën në fushën e lojës, ndërsa për femrat jo. Kjo ka detyruar organizatorët e US Open që të kërkojnë ndjesë për vendimin që morën. Për sa i përket ndeshjes, Alize Cornet e humbi ndeshjen ndaj suedezes Johanna Larsson dhe u eliminua nga turneu, por pa paguar asnjë gjobë për gjestin e kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat