Serena Williams i afrohet “top-10”

Tenis

Serena Williams i afrohet “top-10”

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:30
Serena Williams i afrohet “top-10”

Pas përfundimit të grand slam të US Open, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka publikuar edhe renditjen e tenistëve, që nuk ka shumë ndryshime. Por mjaft tenistë kanë bërë lëvizje të mëdha në renditje, si te meshkujt ashtu dhe te femrat.

Te meshkujt, Novak Gjokoviq është ngjitur në vendin e tretë, shumë pranë Federer dhe vetëm 500 pikë i ndajnë dy tenistët. Ndaj serbi ka vënë në shënjestër Nadal, me 2300 pikë më shumë, por me ende shumë turne për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Te femrat, në krye qëndron e pashqetësuar Simona Halep, me mbi 2000 pikë nga ndjekësja më e afërt, Wozniacki. Ajo që ka ngjitur shumë shpejt shkallët është Serena Williams, tashmë në vendin e 16-të, me 2976 pikë, duke parakaluar edhe motrën e saj Venus.

Top-5 tenistët më të mirë – Meshkuj

1-Rafael Nadal, 8760 pikë

2-Roger Federer, 6900 pikë

3-Novak Gjokoviq, 6445 pikë

4-Juan Martin del Potro, 5980 pikë

5-Alexander Zverev, 4890 pikë

Top-5 tenistët më të mirë – Femra

1-Simona Halep, 8061 pikë

2-Caroline Wozniacki, 5975 pikë

3-Angelique Kerber, 5425 pikë

4-Caroline Garcia, 4725 pikë

5-Petra Kvitova, 4585 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat