Tërhiqet

Tenis

Tërhiqet

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:04
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 1 në botë për meshkuj, ka vendosur të mos luajë në tetor në dy turnetë Masters që zhvillohen në Shanghai dhe Pekin. Dëmtimi në gjurin e majtë që pësoi në grand slam të US Open, që e detyroi të tërhiqet nga turneu nju-jorkez, ende nuk është rikuperuar, ndaj spanjolli vendosi të mos garojë në turnetë aziatikë.

Lajmin e konfirmoi vetë Nadal: “Këtë javë kam qenë në Barcelonë për të takuar mjekët dhe për të zbuluar shkallën e dëmtimit. Kam ende dhimbje dhe më besdis kjo situatë, ndaj bashkë me stafin teknik vendosëm të mos marr pjesë në turnetë aziatikë, në mënyrë që të rikuperoj 100% dhe të jem gati për sfidat e fundvitit. Këtë gjë e kemi bërë edhe në të shkuarën. Më vjen keq për fansat e mi në Azi, shpresoj të shihemi vitin tjetër”.

Objektivi i Nadal ëshë të jetë në turneun e Parisit, që nis më 28 tetor, turneu i fundit Masters i këtij viti para finaleve të Londrës. Ndërkohë që, pas tërheqjes nga turnetë aziatikë, spanjolli do të humbasë 1.100 pikë në renditje, çka do të thotë se avantazhi i tij me Djokovic do të zbresë në 1.200 pikë, duke rrezikuar kreun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat