“E mposhta Federerin më 1999, sot fitoj ende birra”

Tenis

“E mposhta Federerin më 1999, sot fitoj ende birra”

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:19
Roger Federer

Ish-tenisti belg, Christophe Van Garsee, në karrierën e tij rezultatin më të mirë në renditje e ka pasur në vendin e 131-të dhe ka fituar vetëm dy turne Challanger.

Por, në vitin 1999, ai ka arritur të mundë një kampion të ardhshëm të tenisit që quhet, Roger Federer, asokohe 18 vjeçar – dhe sot ai kujton atë ditë, falë të cilës edhe fiton birra.

“Falë Federer sot fitoj ende ndonjë birrë. Ndodh që hera-herës, kur udhëtoj me miqtë dhe ulem në lokale, u them të panjohurve se kam mundur Roger Federer në fushë. Ata nuk më besojnë dhe vëmë bast nga një birrë, të cilën natyrisht e fitoj”, thotë Van Garsee.

Pra, një fitore e 20 viteve më parë arrin ende t’i sjellë sukses ish-tenistit belg.

“Nuk kam pasur shumë suksese në turnetë kryesorë, por në Kupën Davis kam korrur disa fitore”, tha ai.

“Që asokohe dukej qartë që ai ishte një tenist i talentuar edhe pse ishte ende adoleshent kur jemi përballur. Atë ndeshje e fitova pas 5 setesh e pas asaj sfide Roger qante”.

“Për fat të keq nuk jam përballur më me atë, por jam një fans i madh i tij. Fakti që e kam mundur një herë Zotin e tenisit është ende i pabesueshëm për mua”, shtoi mes tjerash Christophe Van Garsee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat