Nadal: Ja gjëja më e çmendur që ka bërë një tifoz për mua

Tenis

Nadal: Ja gjëja më e çmendur që ka bërë një tifoz për mua

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 07:05
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 1 në botë, ka fansa anembanë botës. Në një intervistë për mediat spanjolle, ai ka rrëfyer një episod shumë interesant të një fansi të tij, që Nadal e konsideron si më të “çmendurin” që ka njohur.

“Më kujtohet një herë, në Majorka, ishte një tifoz që bënte çdo mëngjes 13 kilometra në këmbë për të më parë dhe përshëndetur, ndërkohë që unë atë rrugë e bëja me makinë. Praktikisht e bënim rrugën bashkë. Më pas, kur unë zbrisja në fushë për t’u stërvitur ai ishte aty duke më ndjekur, ulur në shkallet e stadiumit. Ishte një çmenduri, pasi udhëtonte çdo ditë për të më takuar mua”, tha Nadal.

Tenisti spanjoll, i dëmtuar një muaj më parë gjatë grand slam të US Open, ku u tërhoq në gjysmëfinale, pritet të mos luajë asnjë ndeshje në turnetë që kanë nisur në Azi. Numri 1 në botë do të rikthehet në fushë në turnetë europianë, që luhen në fund të tetorit dhe në finalet e ATP-së, në Londër, ku do të mbrojë kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat