Rrezikon kreun

Tenis

Rrezikon kreun

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:14
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal me 99% nuk do të luajë në turnetë e Bazelit dhe të Vienës që zhvillohen dy javët në vijim. Numri 1 në botë për meshkuj nuk është ende gati, ndaj nuk do të zbresë në fushë edhe pse kjo mungesë mund t’i kushtojë shumë, pasi do të humbiste kreun e renditjes botërore. Por Nadal mendon me shumë për shëndetin, ndaj preferon që të rikthehet në fushë kur të jetë 100% gati dhe më shumë gjasa do të luajë në turneun e fundit Masters, atë të Parisit.

“Nuk jam ende gati dhe nuk dua të rrezikoj. Stërvitem mirë, por nuk kam përse të sforcohem fizikisht. Objektivi im është të luaj në turneun Masters të Parisit dhe më pas në finalet e Championship, në Londër. Më vjen keq për fansat e mi në Bazel dhe Vienë, por shpresoj të jem në këto turne vitin tjetër”, u shpreh Rafael Nadal. Në rast se Gjokoviq luan në një nga këto dy turne dhe fiton, atëherë ai do të fitonte të paktën 500 pikë dhe do të parakalonte spanjollin në krye të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat