Rikthehet

Tenis

Rikthehet

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:49
Maria Sharapova

Tenistja Maria Sharapova synon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe për këtë arsye synon të rikthehet në ekipin kombëtar. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës Ruse të Tenisit, Shamil Tarpishev, që tha: “Për fat të mirë, Maria është pranë rikthimit në kombëtare. Ajo do të nisë së shpejti përgatitjet për sezonin e ri. Maria synon të luajë në Olimpiadë, ndaj për të pjesëmarrja në kombëtare është e rëndësishme”.

“Ne e vlerësojmë shumë faktin që Sharapova është sërish e gatshme të ndihmojë ekipin kombëtar, pasi është një teniste që ka dhënë shumë për ne”, tha më tej presidenti i tenisit rus. Me shumë gjasa, Maria Sharapova do të jetë në fushë edhe në turneun e Hopman Cup, që zhvillohet në Australi më datat 29 dhjetor-5 janar, turneu i parë ekipor i sezonit të ri. Tenistja ruse ka fituar vetëm një medalje argjendi në Olimpiadën e “Londër 2012”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat