Nadal mbron kreun

Tenis

Nadal mbron kreun

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:46
Rafael Nada

Vetëm 215 pikë ndajnë Rafael Nadal nga Novak Gjokoviq, me tenistin spanjoll që ruan kreun e renditjes për meshkuj. Tashmë për Nadal vendimtare do të jetë paraqitja në turneun Masters të Parisit dhe më pas në finalet e ATP Championship, që zhvillohen në Londër për të mësuar nëse do ta ruajë kreun apo jo. Por kjo gjë vlen edhe për serbin Djokovic, që ka nevojë të arrijë sa më shumë fitore në këto turne për t’u ngjitur në krye të renditjes.

Nuk mbetet pas edhe zvicerani Roger Federer, që me triumfin dje në Bazel ndodhet pranë dy të parëve edhe pse me 1,000 pikë më pak. Por dy turnetë e fundit “dhurojnë” 2,000 pikë në total, ndaj edhe Federer ka shanset e tij për ta mbyllur vitin 2018 në krye të renditjes. Pra, një garë treshe për “kurorën” e kampionit të këtij sezoni, me 3 tenistët më të mirë në botë që nisin konkurrimin për ta mbyllur vitin 2018 si “numri 1”.

Renditja e “Top-5” – Meshkuj

1. Rafael Nadal, 7660 pikë

2. Novak Gjokoviq, 7445 pikë

3. Roger Federer, 6260 pikë

4. Juan Martin del Potro, 5460 pikë

5. Alexander Zverev, 5115 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat