Nadal tërhiqet

Tenis

Nadal tërhiqet

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:50
Nadal tërhiqet

Pak minuta para ndeshjes ndaj Fernando Verdasco, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos dalë në fushë, duke u tërhequr nga turneu Masters i Parisit. Spanjolli, numri 1 në botë, ka vendosur të mos rrezikojë, pasi nuk ka rikuperuar ende 100% nga dëmtimi.

Edhe pse Nadal është stërvitur rregullisht paraditen e sotme, ai ka preferuar të mos luajë dhe të vijojë stërvitjen për të qenë gati për finalet e turneut ATP Championship, që luhen pas 10 ditësh në Londër.

Kjo tërheqje i kushton shumë Nadal, pasi humbet kreun e renditjes botërore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat