“Paris Masters”, Federer mbetet 3 fitore larg trofeut të 100-të në karrierë

Tenis

“Paris Masters”, Federer mbetet 3 fitore larg trofeut të 100-të në karrierë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:44
Roger Federer

Roger Federer mposhti italianin Fabio Fognini 2-0, me sete 6-4 dhe 6-3, për të siguruar biletën drejt çerekfinaleve të “Paris Masters”, këtë të enjte.

Legjenda zvicerane e tenisit mbetet vetëm 3 fitore larg titullit të tij të 100-të në karrierë.

Federer, 37 vjeç, i cili rrëmbeu trofeun e 99 në fushat e Bazelit javën e kaluar, do të përballet me Kevin Anderson nga Afrika e Jugut, ose Kei Nishikorin nga Japonia, ditën e premte, për të dueluar për një vend në gjysmëfinalet e turneut të kryeqytetit francez.

Federer po luan për herë të parë në “Paris Masters” që prej vitit 2015, ndërsa në rast suksesi, kjo do të jetë hera e dytë që fiton një turne të tillë, teksa për herë të parë e ka fituar në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat