Federer, rruga drejt trofeut të 100-të kalon nga Djokoviç. Nuk e mposht prej 2015-s

Tenis

Federer, rruga drejt trofeut të 100-të kalon nga Djokoviç. Nuk e mposht prej 2015-s

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Roger Federer

Roger Federer dhe Novak Djokoviç do të takohen për herë të 47 përballë njëri-tjetrit gjatë kësaj të shtune, për të kërkuar biletën e finales së “Paris Masters”.

Zvicerani Federer, i cili ka për objektiv të ngrejë trofeun e 100-të në karrierën e tij të shkëlqyer, bëri një hap përpara drejt këtij qëllimi pasi mposhti me sete 6-4 dhe 6-4 japonezin Kei Nishikori, në çerekfinalen e luajtur të premten në kryeqytetin francez.

Djokoviç, i cili pritet të bëjë rrokadën në kryesimin e renditjes së meshkujve në tenis, duke marrë vendin e parë nga Rafael Nadal gjatë së hënës, mbërriti në gjysmëfinale pasi mposhti me vështirësi Marin Çiliç, me sete 4-6, 6-2 dhe 6-3, gjë që shënoi edhe fitoren e tij të 21-të radhazi.

Sa u përket përballjeve të drejtpërdrejta, Djokoviç kryeson ndaj Federerit 24-22, por mbi të gjitha nuk njeh humbje ndaj zviceranit që prej vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat