Kur mund të rikthehet?

Tenis

Kur mund të rikthehet?

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Nadal

Pas lajmërimit të tërheqjes nga Masteri i Londrës, lajm të cilin vetë Rafel Nadal e konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale, pas problemeve me abdominalet dhe kaviljen e kembës së djathtë, shqetësime që e detyruan spanjollin të mos marrë pjesë në turneun tenistik të 8-të më të mirëve të këtij sporti, mësohet se Nadal ka lënë spitalin e Barcelonës këtë të mërkurë, pas ndërhyrjes kirurgjikale pikërisht në kaviljen e djathtë. Operacioni sipas mediave iberike ka rezultuar i suksesshëm. Rikthimi i Nadal sipas parashikimeve do të jetë në janar, që do të thotë se spanjolli do të nisë përgatitjet për Australian Open. 2018-ta për numrin 2 të botës së tënisit, me vendin e parë që tashmë i takon Djokovic-it ka qënë i vështirë për shkak të problemeve. Nadal ka luajtur në 9 turne të ndryshëm dhe një ndër sukseset më të rëndësishëm ka qënë pikërisht suksesi për të 11-ën herë në karrierën e tij në Roland Garros. Gjithsesi aktiviteti i Rafael Nadal për 2018-ën është mbyllur tashmë numri 2 do të nisë gradualisht fazën e rikuperimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat