Arifi i akuzoi qytetarët për papërgjegjësi për shkak të hedhjes së mbeturinave

Tetova

Arifi i akuzoi qytetarët për papërgjegjësi për shkak të hedhjes së mbeturinave

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 00:44
Teuta Arifi

Në profilin e Fejbukut të kryetares Teuta Arifi gjatë kësaj fundjave vendosen shumë fotografi dhe statuse se po grumbullohen mbeturinat e hedhura, ndërsa për situatën e tillë u akuzuan qytetarët.

Sot janë vendosur fotografi nga lokacioni para varrezave ortodokse se janë grumbulluar mbeturinat, ndërsa për dje është theksuar se janë grumbulluar mbeturina nga 42 lokacione përgjatë qytetit. Njëherësh është theksuar se nëse qytetarët shohin tendencë për krijimin e deponive të vogla, të ndajnë informacione dhe fotografi te Komuna.

“Hedhurina edhe në varreza? Po. Pastrojmë varrezat dhe pjesët qendrore në qytet. T’i mbrëmë i hudhe me papërgjegjësi, dikush sot duhet ta pastrojë”, thuhet në shkrimin e Teuta Arifit në Fejsbuk.

Për këto shkrime reagoi edhe sektori joqeveritar duke theksuar se pushteti lokal është i papërgjegjshëm duke pasur parasysh atë që qytetarët aspak nuk kanë ku t’i hudhin mbeturinat siç është lokacioni te varrezat ortodokse dhe shumë vende të tjera në qytet.

“Kryetarja e papërgjegjshme akuzon qytetarët për papërgjegjshmëri. Në disa raste, qytetarët ankohen se një deponi ilegale po krijohet në varrezat ortodokse, si në shumë vende të tjera rreth qytetit, por deri më komuna nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm për të reaguar. Sot ato plehra janë pastruar, dhe në profilin e Teuta Arifit, në shqip dje dhe sot, qytetarët akuzohen se janë të papërgjegjshëm. Është lehtë ta hudhësh fajin, por është e nevojshme të merren masa që do të parandalojnë dukuri të tilla. Qyteti nuk ka vende të mjaftueshme për grumbullimin e plehrave, dhe aty ku ka, numri i kontejnerëve është i pamjaftueshëm për të mbledhur të gjitha mbeturinat e krijuara. Komuna dështoi dhe nuk iu përgjigj kësaj sfide, kështu që është më e lehtë për të akuzojnë qytetarët si të papërgjegjshëm”, tha Arianit Xhaferi nga Eko Guerilla.

Për këto shkrime reagoi edhe Aleanca për Shqiptarët.

“Zonja Arifi, tetovarët nuk janë njerëz të pistë siç po i quani, po ju nuk keni haber si udhëhiqet një komunë. Nuk ju duhet matematikan në kabinet, por të paktën keni një këshilltar që di të numërojë. Deponitë krijohen sepse nuk ka kontejnerë të mjaftueshëm.  Leni pak ndërtesat, bizneset dhe Daka Davidoviçin e Jellakut dhe kujtoni punonjësit e NKP, të cilët i leni pa rroga me muaj të tërë. S’ka nevojë të ju informojnë qytetarët, është puna juaj të dini ku ka deponi. Sa për informatë deponi ka në çdo cep. Këtë do t’a dinit sikur të kalonit ndonjëherë nëpër mëhallat e qytetit dhe jo vetëm një herë në katër vite kur ju duhen vota”, thuhet në kumtesën e partisë.

Te varrezat ortodokse ku krijohet mini deponi më pare kishte një kontejner të madh i cili grumbullonte pesë tonë mbeturina. Shërbimet komunale e hoqën kontejnerit, nuk vendosën tjetër, nuk vendosën lloj tjetër të enëve për hudhjen e mbeturinave dhe vendosën shenjë se ndalohet hudhja e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat