Tetovë - 11 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Tetova

Tetovë - 11 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 13:58
Ilustrim

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar, ndërsa është shkaktuar një dëm i përgjithshëm material prej rreth 320.000 denarë, apo mbi 5.000 euro, në gjashtë aksidente trafiku që dje dhe mbrëmjen e kaluar ndodhën në rajonin e Tetovës.

Arsyet kryesore të aksidenteve, sipas të dhënave të Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë, kanë qenë vozitja e shpejtë, mosrespektimi i përparësisë dhe mosmbajtja e anës.

Me dëmin më të madh material prej rreth 150.000 denar dhe dy persona të lënduar është aksidenti i trafikut që mbrëmë rreth orës 2 ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Shkup para hyrjes për në fshatin Saraqinë.

Vetura e tipit “BMV” me targa nga Tetova e drejtuar nga F.K.(18), që është i lindur dhe jeton në Gjermani, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga dalja prej rrugës, shoferi dhe bashkëudhëtari B.A.(21) nga Leshnica e Poshtme janë lënduar ku janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi. Sipas informacioneve fillestare nga kontrolli policor arsyeja e daljes së “BMV” nga rruga është shpejtësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat