Zgjidhja për shkollën ‘Liria’ në Tetovë, në disa faza

Tetova

Zgjidhja për shkollën ‘Liria’ në Tetovë, në disa faza

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 18:53
Shkolla ‘Liria’ në Tetovë

Ministria e arsimit më në fund ka premtuar renovimin çatisë së shkollës fillore Liria në Tetovë. Këshilltari i ministrit Safet Neziri i cili vizitoi sot këtë shkollë tha se fillimisht do të rregullohet çatia e më pas edhe rikonstruimin e tërësishëm të objektit.

“Kemi edhe projektin final për rikostruimi e tërësishëm të këtij objekti shkollor, që kushton mbi 30 milion denar, por kjo do të shkojë nëpër faza, respektivisht faza e parë do të jetë ndërrimi i kulmit të shkollës, respektivisht riskostrumi, ndërsa në periudhën e ardhshme, do të bëhet edhe faza e dytë gjegjësisht rikostrumi i tërësishëm i objektit”, tha Safet Neziri, Këshilltar në Ministrinë e Arsimit.

Drejtoresha e shkollës Liria tha se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet me orë të shkurtuara.
“Na dhanë fjalën që do të bëhet rikonstruimi i çatisë së shkollës si faza e parë dhe me kalimin e kohës do të bëhen edhe fazat e tjera të rekonstruimit të shkollës, për momentin dëshira e prindërve ishte që fëmijët të ngelin në të njetën shkollë, pasi që ndikon edhe në psikologjinë e fëmijëve dhe e panë të arsyeshme në këtë formë të punohet në tre turne me orar të shkurtuar”, deklaroi Shpresa Iseini, Drejtoreshë e shkollës “Liria”
Në shkollën Liria për momentin mësojnë mbi 1 mijë nxënës, ndërsa objekti është ndërtuar pas luftës së dytë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat