Banorët e Kopanicës së Tetovës riparojnë shkollën pa ndihmën e shtetit

Tetova

Banorët e Kopanicës së Tetovës riparojnë shkollën pa ndihmën e shtetit

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 22:47
Shkolla e Kopanicës së Tetovës

Aty ku ekziston vullneti, e keqja lehtë bëhet e mirë. Me iniciativë të qytetarëve dhe me mjete të grumbulluara në mënyrë vullnetare, prë një periudhë të shurtë kohore deri sa zgjati pushimi dimëror, shkolla e fshatit Kopanicë nga një objekt në rënim i ndërtuar në vitin 1952, me kulm të pasigurtë, tavane që kullonin ujë dhe gjithçka për rreth në kontenzim e sipër, është shndruar në një shembull për gjithë rrethinën pasi tani më shkolla posedon nxemje qendrore, dysheme me pllaka, dyer të reja, fasadë të brendshme të re dhe bashkëkohore, invenar të ri (përveç bankave dhe drasave të zeza) dhe kulm krejtësisht të izoluar dhe të sigurtë.

Shkollimi është bazë e një kombi dhe një popull që ka rini të edukuar dhe kualifikuar, sigurisht se mund të shpresojë në një të ardhme më të ndritur. Tetova ka marrë një dimension tjetër në aspekt të shkollimit prej kur ky qytet është bërë votër e dy Universiteteve, duke u dhënë të rrinjëve shumë mundësi për prosportitet. Mirëpo nuk janë të pakta rastet që dëshmojnë se ‘Tetova qytet universitar’ është një ‘maskë’ për atë që në realitet ndodh në shumë vende rurale. Për të arritur në fakultet duhet kaluar fillimisht shkolla fillore dhe më pas edhe ajo e mesme. Por cilat janë kushtet me të cilat përballen fëmijët në moshën e tyre më të re është një pyetje e dhimbshme për shumicën e fshatrave.

Në këtë kohë kur ky shtet funksionon me formulën e ‘mbrapshtë’, kur investimet në infrastrukturën shkollore as që vijnë në rend dite, janë vetë qytetarët ata që mendojnë për sigurinë e fëmijëve të tyre. Fshati Kopanicë i Komunës së Jegunovcës në rajonin e Tetovës bëhet shembull klasik se me bashkimin e forcave dhe angazhim të të gjithëve, fëmijëve mund tu jepen kushtet që merritojnë, edhe pse përsërisim se kjo parimisht është detyrë e ministrisë dhe organeve shtetërore. Njerëz të mirë, para se gjithash me një vullnet dhe qëllim fisnik, duke parë se fëmijët e tyre dhe të bashkëqytetarëve procesin arsimor e zhvillojnë në kushte krejtësisht të paprështatshme e ndonjëherë edhe të rrezikshme, morrën iniciativë për rinovim të tërësishëm të hapsirave të brendshme të shkollës së fshatit. Vërtet është për tu patur lakmi se si për një periudhë shumë të shkurtër kohore sa zgjati pushimi dimëror, një objekt në rënim i ndërtuar në vitin 1952, me kulm të pasigurtë, tavane që kullonin ujë dhe gjithçka për rreth ishte në kontenzim e sipër, është shndruar në një shembull për gjithë rrethinën, ‘fotografi’ e mrekullueshme në hapsirat e brendshme, pasi tani më shkolla posedon nxemje qendrore, dysheme me pllaka, dyer të reja, fasadë të brendshme të re dhe bashkëkohore, invenar të ri (përveç bankave dhe drasave të zeza) dhe kulm krejtësisht të izoluar dhe të sigurtë.

“Vërtet është bërë një punë e madhe dhe unë me modestinë më të madhe duhet të pranoj se ndjehem krenar për veten, shokët dhe gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj pune. Ndoshta për dikënd mund të duket pak, por kjo është një pasuri kapitale e jona, pasi bëhet fjalë për fëmijët tanë. Vetëm ata që kanë parë gjendjen e mëparshme e kuptojnë se sa punë është bërë dhe ne jemi të lumtur që ajo pamje tani më ka mbetur vetëm fotografi të së kaluarës”, shprehet Burhan Abazi, një prej bashkë-iniciatorët e realizimit të këtij rinovimi në shkollën fillore të fshatit Kopanicë.

“Ka një kohë të gjatë që ne po mendojmë vendosjen e nxemjes qëndrore, mirëpo disi vonohej nisja e punës. Këtë dimër duke vendosëm që përfundimisht të kryejmë këtë gjë, mirëpo në mënyrë krejt spontane u desh që të rinovojmë thuajse gjithë shkollën. Pasi siguruam koftorin dhe po bënim plane për vendosjen e radiatorëve, në secilin skaj përballeshim me mure në rënim nga kontenzimi. Tavani kullonte ujë dhe në rastet kur kishte të reshura të shiut koridori ishte si një pistë për slalom nga enët që vendoseshin për të mbledhur ujin. Dyshemeja në pjesën më të madhe ishte e shkatëruar dhe më shumë mbante papastërti. Kjo gjendje na hapi sytë se aty kishte nevojë për një rinovim të tërësishëm. Kemi bërë shpejt një plan pune, kemi grumbulluar me vetëiniciativë mjete finansiare dhe i jemi përveshur punës. Kemi punuar vetë ne gati 21 ditë fare pa pushim dhe me këtë rast dua të falënderoj gjithë shokët që bashkë me mua sakrifikuan punët personale, duke u vënë tërëisht në shërbim të kësaj iniciative”, sqaron Abazi, i cili zbulon se përveç mjeteve të grumbulluara nga bashkëfashatarë, kanë qenë shumë afarsitë dhe firma që kanë ndihmuar rinovimin e shkollës me materiale të nevojshme, punë pa pagesë, apo duke u orfruar materialet me çmime blerëse.

“Sigurisht që ka qenë një ndihmesë e madhe dhe unë në emër të të gjithë bashkëfshatarëve jam shumë falemenderues ndaj gjithë atyre që edhe në mënyrën më të vogël ndihmuan në realizimin e kësaj pune. Thjesht ka të bëjë me sigurinë e fëmijëve tanë dhe për këtë secili është mirënjohës”.

Sado që të jetë e vështirë dhe e mundimshme, sado që ky dimër i ‘egër’ të ketë vështirësuar realizimin e punëve, vullneti dhe determinimi për të kryer këtë punë tani dhe hiç më vonë ka bërë që gjithçka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur pjesa e vështirë kaloi, tani gjithë ata që dhanë mundin e tyre me krenari shikojnë dhe shijojnë këtë ‘vepër’ madhore dhe ndryshimin e tërësishëm të pjesës së brendshme të imazheve që mund të sheh syri i njeriut në këtë objekt tani më modern me standarde bashkëkohore. Fëmijët dhe arsimtarët në fund të vitit 2016 dolën nga një shkollë mos të tingëllojmë ashpër me kushte të mjerueshme, kanë mbetur pa fjalë në ditën e parë shkollore në vitin 2017 kur nuk mund tu besonin syve se tani më gjithçka ishte ndryshe.

“T’ju them të drejtën nëse heqim anash krejt mundin, punën, kohën, shpenzimet, vërtet nuk e haroj kurrë në jetë reagimin e fëmijëve kur janë kthyer procesit arsimor në ditën e parë shkollore në vitin 2017. Shkëlqimi dhe habia në sytë e tyre është shpërblimi më i madh i mundshëm për ne që realizuam këtë rinovim. Nuk ka satisfaksion më të madh shpirtëror se sa të bësh të kënaqur fëmijët dhe për më shumë të dish se ata tani më kanë kushtet që meritojnë, se koridori nuk duhet të ketë enë për grumbullimin e ujit, pasi kulmi është i rinovuar dhe izoluar. Fëmijët tanë nuk do të shkelin në të ardhmen në dysheme me pluhur, pasi janë vendosur pllaka moderne dhe me nxemje edhe në dysheme, përveç radiatorëve përreth klasave. Fasada e re përbrenda shkollës tani më jep një pamje të bukur dhe të sigurtë, kështu që çdo prind tani më mund të ketë qetësinë se fëmijët kanë kushte ideale për zhvillim të procesit arsimor”, përfundon Burhan Abazi.

Fëmijët në fshatin Kopanicë tani më janë duke shfrytëzuar shkollën e rikonstruar dhe me kushte ideale, ndërsa ky veprim i qytetarëve të këtij fshati mbetet shembull i bukur i një iniciative shumë fisnike që duhet ndjekur edhe nga tjerët.

Ja si duket shkolla pas rikonstruimit:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat