Veprimtari i njohur nga SHBA-ja, Harry Bajraktari, takoi në Tetovë, Ziadin Selën

Tetova

Veprimtari i njohur nga SHBA-ja, Harry Bajraktari, takoi në Tetovë, Ziadin Selën

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 korrik 2017 Në ora: 09:01
Harry Bajraktari, në takim me Ziadin Selën

Gjatë vizitës disa ditore në Kosovë, ku ai është takuar me personalitetet e larta atje, veprimtari i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara zoti Harry Bajraktari, ka udhëtuar dje për në Tetovë , ku ai ka me këtë rast ka takuar, edhe kreun e LR-PDSH-së, zotin Ziadin Sela, deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Deputeti shqiptar Zijadin Sela, i shprehi kënaqësinë e veçantë që pati këtë takim mjaft miqësor, me veprimtarin e njohur nga SHBA , z.Harry Bajraktari.

"Ishte një takim miqësor me zotin Sela, pikërisht pas atyre ngjarjeve të dhimbshme të 26 Prillit, me ç'rast protestuesit (huliganët) kanë sulmuar fizikisht, duke e lënduar rëndë, tre muaj më parë liderin shqiptar të LP-DRSH," ka theksuar në një bised me gazetën tonë, veprimtari nga SHBA, z. Harry Bajraktari.

Ai me këtë rast përcolli edhe mbështetjen të pakursyer dhe solidaritetin madh të shqiptarve të Amerikës, për shqiptarët në Maqedoni. 

Ndërkohë, Sela në veçanti duke ditur edhe lidhjet e forta të Bajraktarit, me  mikun e madh të shqiptarve në Kongresin Amerikan Eliot Engel, gjeti rastin t'i pëcjell faleminderimet e tij - për kontributin e madh ndaj çështjes shqiptare.

Ai poashtu falenderoi të gjithë shqiptarët e Amerikës për kontributin historik, që kanë dhënë ndaj çështjes shqiptare, dhe për solidaritetin që treguan ata me ngjarjet e sulmit të huliganve maqedonas ndaj Parlamentit dhe goditjen fizikisht të tij.

Harry Bajraktari – veprimtar i shquar shqiptaro- amerikan, biznemen dhe aktivist në New York , njê nga figurat shqiptare më prominente , në Shtetet e Bashkuara, nderuar vitin e kaluar, edhe me titullin e lart "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Shqiperisë, z. Bujar Nishani, e konsideroi takimin si shumë të rëndësishëm me të gjithë liderit shqiptar në Maqedoni.

Ajo ritheksoi se është mik dhe mbetet një përkrahës i përhershëm, i të gjithë shqiptarëve në Maqedoni.

Kurse, aktin me të cilin huliganët e pushtetit maqedonë e rrahën dhe deri në alivanosje deputetin e guximshëm të Parlamentit të Maqedonisë, tre muaj më parë, veprimtari i dalluar shqiptar nga SHBA, e quajti si një goditje për të gjithë shqiptarët , plagët e të cilit tha ai "u ndien tek çdo shqiptar si në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi, Çamëri, dhe në gjithë diasporën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat