Gjenden katër kilogramë marihuanë në një banesë në Tetovë

Tetova

Gjenden katër kilogramë marihuanë në një banesë në Tetovë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Rreth katër kilogramë marihuanë ka zbuluar policia e Tetovës gjatë bastisjes në një banesë në të cilën si banor me qira ka qëndruar personi A.G. (32) nga Tetova.

Gjatë bastisjes, që është kryer pas urdhërit të marë nga Gjykata themelore Tetovë, ndërsa me informata operative paraprake të policisë, në banesë është gjetur drogë narkotike marihuanë e fshehur në pjesë të ndryshme të banesës – në fuçi plastike, kavanoz xhami dhe qese najlloni në kuzhinë, korridor dhe në dhomën e gjumit.

Mjetet e gjetura, së bashku me drogën, me vërtetim për mjete përkohësisht të konfiskuara, janë marë dhe janë dërguar për ekspertizë. A.G. është arrestuar nga SPB Tetovë për procedurë të mëtejme.

Siç informuan sot nga MPB, bastisja është kryer më 16 nëntor në periudhën prej orës 17:35 dhe 18:35, në banesën që ndodhet në rrugën “14” në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat